Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trump i gatshëm për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet, pasojat do të ishin të rrezikshme

Trump i gatshëm për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet, pasojat do të ishin të rrezikshme
December 06
14:18 2017

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe pritej një reagim shumë i shpejtë nga vendet arabe. Plani i Donald Trump për të zhvendosur ambasadën amerikane në Izrael, nga Tel Avivi në Jeruzalem, ka ndezur reagimin e ashpër të vendeve arabe. Udhëheqësit arabë kanë paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump se lëvizja e ambasadës amerikane në Izrael, në Jeruzalem mund të ketë pasoja të rrezikshme.

I pari që reagoi dhe doli kundër Trump ishte Mbreti Salman i Arabisë Saudite i tha kreut amerikan se çdo masë e tillë do t’i provokonte myslimanët në mbarë botën. Ky reagim i ashpër vjen pas spekulimeve se Donald Trump ka ndërmend të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, çështje kjo nga më të ashprat mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Nëse Uashingtoni e njeh Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, do të ishte vendi i parë që ta bëjë këtë që nga themelimi i shtetit në vitin 1948.

Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara u kanë thënë mediave se presidenti, Donald Trump, gjatë ditës së sotme do ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, dhe do të fillojë zhvendosjen e Ambasadës amerikane nga Tel Avivi në këtë qytet të lashtë.

Në këtë vendim, i cili rrezikon që të shkaktojë dhunë në Lindjen e Mesme, Trump, në fjalimin e parashikuar, do të shpallë se ka urdhëruar zhvillimin e një plani për lëvizjen e ambasadës nga Tel Avivi, në një proces që pritet të zgjasë tri ose katër vjet, kanë thënë zyrtarët.

Shumë shtete nuk e njohin sovranitetin e Izraelit ndaj gjithë qytetit të Jerusalemit, ku ndodhen vende që konsiderohen të shenjta nga myslimanët, hebrenjtë dhe të krishterët. /Blitz.al/

Shperndaje