Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trump dhe Putin kalërojnë bashkë gjysmë nudo

Trump dhe Putin kalërojnë bashkë gjysmë nudo
March 14
10:19 2017

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë kalëruar bashkë.

Nuk është shaka, sepse kanë kalëruar realisht në Londër.

Por në fakt janë 2 karikatura të tyre të ngjashme që kanë habitur londinezët në mes të ditës.

Kjo ishte një lojë e kompanisë së basteve “Paddy Power”, në një performancë promocionale në të cilën ishin angazhuar aktorë të veshur si presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, gjysmë të zhveshur.

Kalërimi i tyre përkonte me kalendarin britanik të garave me kuaj të festivalit Cheltenham.
Skena ishte frymëzuar nga fotot e famshme të presidentit rus Putin, në 2009-n, kur ai kalëronte pa bluzë, në rajonin Tuva në Siberi.

Aktorët Karl Greenud dhe Doug Devaney shpenzuan më shumë se gjashtë orë duke u grimuar nga një ekip i artistëve të efekteve speciale të Holliwood-it, për t’u shndërruar në dy presidentët.

Loja e tyre është shpërndarë në rrjete sociale me nota humoristike. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje