Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trump dhe Clinton të suksesshëm në Nju Jork, epërsi në presidencialet e këtij viti

Trump dhe Clinton të suksesshëm në Nju Jork, epërsi në presidencialet e këtij viti
April 20
09:51 2016

Donald Trump dhe Hillary Clinton kanë arritur të triumfojnë në zgjedhjet paraprake të Nju Jorkut, duke rezultuar fituesit e kësaj gare. Në rast se parashikimet e mediave amerikane janë të sakta, Trump dhe Clinton do të mund të sigurojnë bekimet e partive respektive për presidencialet e këtij viti.

Përpara zgjedhjeve paraprake të Nju Jorkut në kampin republikan, Donald Trump kishte 744 delegatë, Cruz 559 dhe Kasich 144. Manjatit të pasurive të patundshme i duhen 1237 delegatë që të sigurojë emërimin e partisë. Fitorja e tij në Nju Jork pritej duke qenë se ky është shteti i tij i lindjes dhe baza e perandorisë që Trump ka ngritur.

Nga ana tjetër, Hillary Clinton mundi të sigurojë 1758 delegatë ndaj 1076 delegatëve të rivalit Sanders, ndërsa për të siguruar emërimin zyrtar të partisë kandidatit i duhen 2,383 delegatë. Sa i takon lidhjes së kandidates demokrate me Nju Jorkun, ajo është zgjedhur dy herë senatore në këtë shtet.

Ndërkaq, për një numër parregullsish të vërejtura gjatë zgjedhjeve, zyrtarë të Nju Jorkut i kanë kërkuar Bordit të Zgjedhjeve të japë sqarime. Mes parregullsive ishin disa aparatura votimi që s’funksiononin, hapje me vonesë të disa qendrave të votimit dhe mungesa e dhjetëra mijëra votuesve në lista.

Komento