Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trump, deklaratë bombë: “NATO, e panevojshme”. Reagon aleanca

Trump, deklaratë bombë: “NATO, e panevojshme”. Reagon aleanca
January 16
14:09 2017

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur sot për Aleancën e NATO-s duke dhënë disa deklarata të forta, pasi sipas tij NATO është e panevojshme.

“Aleanca e themeluar në fund të viteve ’50 nuk funksionon si duhet, sepse vetëm pak shtete anëtare paguajnë atë që duhet të paguajnë. Ne do të duhej t’i mbronim këto vende, por shumë nga këto vende nuk paguajnë sa duhet të paguajnë”,- tha Trump, duke e cilësuar një veprim të tillë si të padrejtë ndaj SHBA-ve.

Pas deklaratës bombë të presidentit amerikan, Donald Trump, mbështetur edhe nga Rusia se NATO nuk është më e nevojshme, ka ardhur reagimi i aleancës përmes ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

“Në NATO janë pritur me shqetësim deklaratat e bëra nga presidenti i zgjedhur, Trump. Mbi të gjitha, kjo është në kundërshtim me deklaratat që ka bërë sekretari i nominuar i Mbrojtjes pak ditë më parë. Duhet të shohim se çfarë do të thotë kjo për strukturën politike amerikane”, – tha Steinmeier për mediat. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje