Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trukimet, përfundon në prokurori raporti i UEFA-s. Ja kush do të merret në pyetje

Trukimet, përfundon në prokurori raporti i UEFA-s. Ja kush do të merret në pyetje
October 14
17:23 2016

Me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë, raporti i UEFA-s për skandalin e trukimeve të kampionatit shqiptar ka përfunduar në prokurori. Bëhet e ditur se konkretisht do të hetohet për akuzat që rëndojnë mbi skuadrën e Skënderbeut që akuzohet për trukimin e 53 ndeshjeve ndër vite.

Pritet që gjyqtarët shqiptarë të marrin vendimin për klubin e bardhë e kuqve. Bëhet e ditur se do të merren në pyetje disa persona, ndër ta edhe ish-ministri i Financave, Ridvan Bode.

Presidenti aktual i klubit, Ardian Takaj, ish-presidenti Agim Zeqo, do të dëshmojnë gjithashtu përpara trupit gjykues. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje