Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tronditet sërisht Franca! Zjarr i madh: evakuohen banorët dhe anulohen fluturimet

Tronditet sërisht Franca! Zjarr i madh: evakuohen banorët dhe anulohen fluturimet
August 11
15:27 2016

Zjarret që janë raportuar të shpërthejnë gjatë natës në jug të Francës, në Marsejë, kanë bërë që qindra qytetarë të shpërngulen sot nga vendi ndërkohë që edhe aeroportet janë mbyllur duke anuluar të gjitha fluturimet.

Edhe disa nga rrugët kryesore të Marsejës janë bllokuar ndërkohë që 2500 zjarrëfikës janë ende në terren duke shuar flakët. Nga kjo kanë mbetur të plagosur 4 prej tyre të cilët raportohen të kenë pësuar plagë të rënda.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri dhe kush fshihet pas tij. /Blitz.al/

 

Shperndaje