Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tronditet sërish Gjermania, siriani vret me hanxhar një grua dhe plagos dy të tjerë

July 24
18:39 2016

Një grua ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me hanxhar në Gjermani. Ngjarja e rëndë është shënuar në Reutlingen, afër Shtutgartit, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Blitz.al.

Një foto ende e paverifikuar është duke qarkulluar në internet, në të cilën shikohet një njeri me fytyrë të mbuluar nga gjaku, i cili është arrestuar nga policia. Një thikë me teh të gjatë është parë gjithashtu në vendngjarje.

Në një deklaratë të fundit, policia lokale bëri të ditur se personi që sulmoi kalimtarët është shtetas sirian, i identifikuar si kërkues azili. 21-vjeçari ishte i njohur për policinë. Motivet e këtij sulmi mbeten ende të paqarta. Nga hetimet e deritanishme, thuhet se ai nuk ka pasur bashkëpunëtorë, por ka vepruar vetëm.

Ky sulm vjen vetëm dy ditë pas atij të shënuar në Mynih, ku nëntë persona mbetën të vdekur dhe rreth një javë pas sulmit me thikë në tren, i kryer nga një refugjat që kishte përfituar azil në Gjermani. /Blitz.al/

 

Etiketimet
Shperndaje