Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tronditet sërish Brukseli, shpërthim në metro

Tronditet sërish Brukseli, shpërthim në metro
March 22
09:23 2016

Pas panikut të mëngjesit prej dy shpërthimeve në aeroportin e Brukselit, vjen një njoftim për një tjetër shpërthim në stacionin e metrosë Maalbeek.

Shumë foto të këtij momenti janë përhapur në rrjetet sociale ku gjendja duket në kaos pasi vihet re një tym i madh dhe njerëz të shtrirë në tokë.

Pas kësaj, reagimi ka qenë i menjëhershëm dhe autoritetet kanë mbyllur menjëherë metrotë.

Disa dëshmitarë kanë treguar se pas shpërthimeve kanë dëgjuar të shtëna armësh dhe të folura në gjuhën arabe. Megjithatë ende nuk dihen saktësisht autorët e ngjarjeve të njëpasnjëshme, të cilat kanë bërë që shteti belg të shpallë në nivel maksimal alarmin.

Komento
Shperndaje