Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tronditet për të disatën herë Londra! Furgoni futet mes turmës së njerëzve

Tronditet për të disatën herë Londra! Furgoni futet mes turmës së njerëzve
June 19
07:24 2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Seven Sisters Road” në Londër, në afërsi të një xhamie. Një person ka hyrë me furgon në mes të turmës së besimtarëve dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 11 persona, ndërkohë që 1 ka humbur jetën.

Organet përkatëse e kanë quajtur këtë një akt terrorist, ashtu si ngjarjet në Manchester, Westminster dhe në urën e Londrës, ndaj dhe hetimi po vazhdon të fokusohet në këtë pistë.

Shoferi është kapur nga policia dhe është dërguar në spital pasi dhe ai ishte në gjendje të rëndë dhe më pas do të kalojë në paraburgim.

Shperndaje