Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tronditet Lushnja, ekzekutohet me kallashnikov biznesmeni 35-vjeçar

Tronditet Lushnja, ekzekutohet me kallashnikov biznesmeni 35-vjeçar
October 01
08:25 2019

Një 35-vjeçar është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Lushnjes. Mësohet se viktima është biznesmeni me inicialet B.H.

Viktima ka qenë në një lokal, në lagjen “Skënder Libohova” rreth orës 08:15 , kur është qëlluar me breshëri automatiku.

“BalkanWeb” ka publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që raporton se 35-vjeçari, pronar i një pike grumbullimi makinash, ishte ulur në lokal i vetëm në katin e dytë, kur një person i është afruar dhe ka hapur zjarr me breshëri kallashnikovi, duke e lënë të vdekur në vend.

Pak pas krimit, autori është larguar me makinë, ku e priste një tjetër person. Aktualisht policia ka ngritur postblloqe në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa po vijon punën për kapjen e autorëve të ngjarjes.

Lajmërimi zyrtar i policisë:

Sot rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, dy persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit B.H, 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Lushnjë. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit , në aksin rrugor Lushnjë Tiranë, Lushnjë Fier dhe Lushnjë Berat.
Për zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë.
Një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur për t’i ardhur në ndihmë grupit hetimor me qëllim zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes”, deklaron policia.” /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Komento
Shperndaje