Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tronditëse, rusët kishin paralajmëruar për sulmin në Bruksel

Tronditëse, rusët kishin paralajmëruar për sulmin në Bruksel
March 22
14:36 2016

Rusia ka qenë në dijeni të sulmit të organizuar ditën e sotme në Belgjikë, madje mësohet se rusët i kishin vënë në dijeni belgët, sipas medias “Life News”.

Shërbimet sekrete të Rusisë  kanë informuar Brukselin se tre anëtarët e ISIS-it, dy nga të cilët të ardhur nga Bjellorusia, kishin hyrë në  Belgjikë në fund të shkurtit dhe ndoshta kishin përgatitur sulmin  për të goditur zemrën e Europës.

Gjithashtu janë përmendur mes tyre edhe emrat e dy vëllezërve Ivan dhe Aleksei, përkatësisht 27 dhe 23 vjeç, të dyshuarit kryesorë, të udhëhequr nga bashkudhëtari i tyre Marat, të cilët janë pjesë e organizatës ISIS dhe janë trajnuar në Siri.

Shperndaje