Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tronditëse/ Në Siri fëmijët humbin jetën nga uria. Ushqehen vetëm me mbeturina

Tronditëse/ Në Siri fëmijët humbin jetën nga uria. Ushqehen vetëm me mbeturina
November 24
18:32 2017

Fëmijët po vdesin nga uria në Ghotan lindore vend që mbahet peng nga rebelët. Sirianët e dëshpëruar të bllokuar në Ghouta-n lindore kanë filluar të hanë mbeturina për të mbijetuar.

Shumë fëmijë të uritur në rajon kanë ndërruar jetë nga uria në javët e fundit, sipas një raporti të ri nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara. Rreth 400 mijë banorë ndodhen në kushte tejet të vështira jetese, të rrethuar dhe të mbajtur peng në Siri.

Imazhet e një vajze e cila ndërroi jetë muajin e kaluar tërhoqën vëmendjen e mediave boptërore. Sipas Huffington Post me shumë mundësi shifrat e personave që humbin jetën  do të rriten pasi kanë mbetur nën mëshirën e regjimit të presidentit Bashar Assad. Të vetmet gjëra me të cilat banorët ushqehen janë mishi i kafshëve dhe mbetjet e skaduara të ushqimeve. Regjimi i presidentit vijon që prej vitit 2013 dhe është intensifikuar  në muajt e fundit, duke parandaluar qytetarët e saj të shkretë që të ikin.

Siç është dëshmuar në qytetin e pushtuar të Aleppo, lufta është një strategji e fuqishme për të ushtruar sundimin dhe për të sfiduar ata që kundërshtojnë sundimin e Assad. Nga mungesa e furnizimeve disa familje janë detyruar të ushtrojnë atë që quhet “strategjia e rrotullimit” në të cilën fëmijët që hanë një ditë nuk do të hanë ditën tjetër. “Vajza ime bërtet çdo herë që e mbyll derën, sepse ajo e di se sot nuk është rradha e saj dhe do të flerë me një stomak bosh”,- është shprehur një grua./Blitz.al/

Shperndaje