Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trofetë për Ronaldon nuk kanë fund, fiton edhe “Globe Soccer”

Trofetë për Ronaldon nuk kanë fund, fiton edhe “Globe Soccer”
December 28
11:25 2016

Cristiano Ronaldo, ylli i Kombëtares Portugeze dhe Real Madridit, ka fituar një tjetër trofe individual, pas një sezoni futbollistik “të çmendur” me Portugalinë e tij dhe madrilenët e Realit.

Pas triumfit në Champions, Kampionatin Europian, Botërorit për Klube dhe golashënuesit më të mirë të sezonit, tashmë ka qenë radha e fitimit për herë të tretë e trofeut “Globe Soccer”, si futbollisti më i mirë i vitit.

Arsyet e dhënies së këtij trofeu, sipas organizatorëve, janë të qarta, pasi për sulmuesin flasin vetë numrat, pa llogaritur trofetë e njëpasnjëshëm.

Në këtë ceremoni u ndanë çmimet edhe për presidentin më të mirë që u zgjodh Florentino Perez i Real Madrid dhe ekipi më i mirë është shpallur po Reali i Madridit, duke “uzurpuar” kështu gjithçka për këtë sezon.

Futbollisti më i mirë arab në Europë është shpallur sulmuesi i Roëms, Mohammad Salah.

Trajneri më i mirë i vitit u shpall Fernando Santos i Portugalisë, ndërkohë që çmim është dhënë edhe për menaxherin më të mirë Mino Raiola, për operacionin e transferimit të Paul Pogba nga Juventusi te Manchester United për më tepër se 100 milionë €. /Blitz.al/

Shperndaje