Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Triumfoi në Lojërat Olimpike, Neymar jep dorëheqjen si kapiten i Brazilit

Triumfoi në Lojërat Olimpike, Neymar jep dorëheqjen si kapiten i Brazilit
August 21
11:14 2016

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, i cili i siguroi Brazilit medaljen e artë në “Lojërat Olimpike 2016”, ka njoftuar se nuk do të jetë më kapiten i Brazilit. Këtë vendim, 24-vjeçari e ka bërë me dije gjatë një konference për shtyp pas performancës së shkëlqyer në ndeshjen Brazil-Gjermani, që i siguroi titullin olimpik.

“Sot, si një kampion, unë jam duke dorëzuar shiritin e kapitenit. Unë kam qenë i gatshëm për ta marrë atë, e kam nderuar, por sot vendos ta lë”,- është shprehur Neymar duke i dorëzuar shiritin e kapitenit selektorit të skuadrës, Adenor Leonardo Bacchi – Tite. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje