Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tritoli te farmacia e Tahirit, lirohet Vladimir Gjuta

Tritoli te farmacia e Tahirit, lirohet Vladimir Gjuta
April 24
12:39 2016

Mesditën e sotme, Vladimir Gjuta ka lënë qelinë e burgut të Elbasanit pas urdhrit të prokurorisë për lirimin e menjëhershëm të tij. I akuzuar për tritolin e vendosur te farmacia e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Gjuta u vu në pranga në muajin qershor 2015, gjatë një operacioni të zhvilluar nga forcat speciale RENEA.

Por Prokuroria e Krimeve të Rënda ka argumentuar se nuk ka asnjë provë kundër tij, ndaj Gjuta duhet të lirohej. Me ekzekutimin e këtij vendimi, Vladimir Gjuta u prit jashtë ambienteve të burgut nga të afërm dhe miq të tij. Në seancës e së enjtes, ish-kryeministri Sali Berisha tha se tritolin te farmacia e Tahirit nuk e kishte vendosur Vladimir Gjuta, por Emiljano Shullazi.

Etiketimet
Shperndaje