Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tritoli tek farmacia e Tahirit, Kryeprokurori Llalla merr dosjen e shpërthimit

Tritoli tek farmacia e Tahirit, Kryeprokurori Llalla merr dosjen e shpërthimit
May 21
16:43 2016

Kryeprokurori Llalla ka marrë dosjen e plotë të shpërthimit me tritol të farmacisë së Bashkim Tahirit, babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky vendim është marrë pas pushimit të akuzave ndaj Vladimir Gjutës dhe të afërmve të tij.

Bëhet me dije se kryeprokurori ka kërkuar që dosja të studiohet me imëtësi dhe të vlerësohet nëse vendimmarrja për pushimin e akuzave ka qenë e duhura. Sipas akuzës, do të rishikohen dhe rivlerësohen të gjitha provat që ndodhen në dosje.

Nëse kryeprokurori Llalla vlerëson se ekzistojnë prova dhe dyshime të arsyeshme për autorët përgjegjës të tritolit, ka të drejtën të prishë vendimin e pushimit të çështjes dhe të urdhërojë dërgimin e dosjes në gjyq.

Në mesin e muajit Prill, Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi të pushojë akuzat ndaj Vladimir Gjutës dhe të afërmve të tij, duke e arkivuar dosjen e shpërthimit të tritolit në farmacinë e Tahirit si pa autor. Në vendimin e pushimit, thuhet se gjatë 14 muajve hetim, janë kryer ekspertiza të specializuara në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, në përfundim të të cilave nuk u provua shkencërisht se të dyshuarit ishin organizatorët dhe ekzekutorët e vendosjes së tritolit.

Burimi: ABC News

Komento