Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tri tërmete në Itali, të ndjekura nga 200 lëkundje. Rreth 3,000 banorë të zhvendosur

Tri tërmete në Itali, të ndjekura nga 200 lëkundje. Rreth 3,000 banorë të zhvendosur
October 27
10:05 2016

Tri tërmete të forta me magnitudë 5.4 ballë, 5.9 dhe 4.6 ballë kanë goditur gjatë natës Italinë, me epiqendër në Val Nerine, duke shkaktuar dëmtime të shumta. Mësohet se tërmetet janë shoqëruar nga 200 lëkundje me magnitudë mbi 3 ballë. Mediat italiane bëjnë me dije se komunat më të prekura janë Visso, Ussita dhe Castelsantangelo sul Nera.

Lëkundjet e forta të së mërkurës mbrëma kanë shkaktuar dëmtime të shumta edhe në Amatrice, kryesisht në “zonën e kuqe” të saj, e cila është edhe zona më e prekur nga tërmeti i 24 gushtit.

Pas dy tërmeteve të forta, janë kryer mbi 100 intervenime në Romë. Dy deri në tre mijë banorë janë zhvendosur dhe 980 zjarrfikës me 450 automjete emergjence janë angazhuar në zonat e prekura nga tërmetet.

“Do të ishte një bilanc i mrekullueshëm nëse konfirmohet që nuk ka viktima, duke marrë parasysh intensitetin e lartë të lëkundjeve”,- është shprehur ministri i Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje