Blitz

 Breaking News

Tregtari që dhunoi të moshuarin te Pazari i Ri, policia Bashkiake i heq lejen

Tregtari që dhunoi të moshuarin te Pazari i Ri, policia Bashkiake i heq lejen
March 23
12:47 2020

Një ngjarje aspak e hijshme mund të cilësohet ajo e ndodhur para dy ditësh te Pazari i Ri në kryeqytet, ku një tregtar ka dhunuar një klient të moshuar.

Ngjarja është regjistruar në një video amatore, teksa i moshuari i gjakosur lëvizte në rrugë, pas dhunës.

Policia Bashkiake ka reaguar për rastin dhe i ka hequr lejen e biznesit tregtarit në fjalë.

Videoja u bë virale kudo pas zënkës dhe reagimit skandaloz dhe dhunues të tregtarit ndaj klientit të moshuar.

 

Share