Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Treblova” sekuestron 22.5 kg kanabis, pranga 3 trafikantëve

“Treblova” sekuestron 22.5 kg kanabis, pranga 3 trafikantëve
April 19
11:27 2016

Gjatë një operacioni të zhvilluar në Vlorë, policia ka gjetur dhe sekuestruar 22 kg e 500 gram lëndë narkotike “cannabis sativa” dhe ka vënë në pranga tre shtetas. Një i katërt është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës.

Sipas policisë, janë vënë në pranga shtetasit Mehmet Mehmetaj, 46 vjeç, banues në fshatin Treblovë; Xhafer Rrapaj, 49 vjeç, banues në Selenicë dhe Julin Buza, 30 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe. Është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale 4­ A.G., 40 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Mehmet Mehmetaj është gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë të përgjithshme prej 22 kg e 500 g, e llojit marijuanë (Cannabis sattiva), e cila ishte fshehur në banesë, e vendosur dhe e ndarë nëpër 3 thasë të bardhë me thurje”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta shtetas janë implikuar në veprimtari kriminale në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Në cilësinë e provës materiale është kryer sekuestrimi i 22 kg e 500 g lëndë narkotike marijuanë dhe një automjet tip “Volskwagen” me targa VL6409C, në pronësi të Julin Buzës.

...

...
Picture 1 of 4

Komento
Etiketimet
Shperndaje