Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tre ish-presidentët paraqesin kërkesat e tyre, i drejtojnë letër Kuvendit dhe komisioneve

May 06
17:41 2016

Tre ish-presidentët e Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, i kanë drejtuar një letër Kuvendit të Shqipërisë, anëtarëve të Komisionit për Reformën në Drejtësi dhe atyre të Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Në letër parashtrohen kërkesat e tyre lidhur me problematikën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe rëndësinë e zgjedhjes së tij nga populli.

Mësohet se letra me tre firmat e tyre iu dorëzua kryetarëve të forcave parlamentare në Shqipëri. Në letrën e shkruar, i vihet theksi edhe reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore.