Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trazirat për vrasjen e njeriut me ngjyrë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

September 22
10:08 2016

Guvernatori i Karolinës së Veriut ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin e Charlotte-s pas trazirave që shkaktoi vrasja e një njeriu me ngjyrë. Dhuna shpërtheu pas vrasjes mbrëmjen e së martës të shtetasit Keith Lamont Scott.

Ai është i treti njeri me ngjyrë që vritet brenda një jave,  duke nxitur protesta të shumta gjatë kohëve të fundit.

“Nuk mund të tolerojmë dhunën. Nuk mund të tolerojmë shkatërrimin e pronës dhe sulmet ndaj oficerëve tanë të policisë”,- është shprehur guvernatori i Charlotte-s.

Vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme u mor pas përleshjeve mes policisë dhe protestuesve, që shkaktoi të plagosur në radhët e protestuesve dhe efektivëve të policisë. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje