Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Transit Albania dhe Italia” udhëzon refugjatët si të shfrytëzojnë Shqipërinë

“Transit Albania dhe Italia” udhëzon refugjatët si të shfrytëzojnë Shqipërinë
March 31
17:23 2016

Faqja “Transit Albania dhe Italia” në rrjetin social Facebook, e cila ka gati 27 ditë që është krijuar, është bërë edhe më e njohur gjatë 24 orëve të fundit. Ajo është krijuar posaçërisht për t’u ardhur në ndihmë refugjatëve se si të gjejnë rrugë të tjera alternative pas mbylljes së “Korridorit ballkanik”.

Kjo faqe udhëzon refugjatët se si të drejtohen për në doganën e Kakavijës e më pas drejt qytetit të Vlorës për t’iu drejtuar brigjeve italiane, vetëm 70 km larg. “Gjej trafikantin tënd lokal”,- thuhet në fund të udhëzimeve në gjuhën arabe.

“Transit Albania dhe Italia” ka publikuar edhe hartat me rrugët që të çojnë drejt Italisë, si dhe jep edhe koordinatat gjeografike. Një tjetër llogari me të njëjtin qëllim është krijuar edhe në Twitter, ku nuk mungojnë informacionet për të njëjtat rrugë alternative. Informacioni përfshin gjithë pikat e kampeve ku ndodhen refugjatët në Greqi, doganat e Kakavijës dhe Kapshticës.

Komento
Etiketimet
Shperndaje