Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Transferohet Emiljano Shullazi, vendoset tek sektori “VIP” në paraburgimin e Elbasanit

Transferohet Emiljano Shullazi, vendoset tek sektori “VIP” në paraburgimin e Elbasanit
April 26
23:03 2016

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kryer ditën e sotme transferimin e Emiljano Shullazit nga burgu 302 tek sektori “VIP” në paraburgimin e Elbasanit. Mësohet se ai është dërguar në të njëjtin vend ku ishte Vladimir Gjuta përpara se të arrestohej. Burgu i Elbasanit cilësohet si burg i sigurisë së lartë ndaj mendohet se transferimi është bërë për këtë arsye.

Ndërkaq është kryer edhe transferimi i Gilmando Danit dhe Blerim Shullazit. Mësohet se Gilmando Dani është dërguar në burgun e Fushë-Krujës, ndërsa Blerim Shullazi është dërguar te 313-ta.

Komento