Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tranjeri Panucci padi të re ne Gjykatë, kërkon 100 mijë euro nga ish-presidenti Nishani

Tranjeri Panucci padi të re ne Gjykatë, kërkon 100 mijë euro nga ish-presidenti Nishani
September 17
15:01 2018

Cristian Panucci tranjeri i Kombëtares shqiptare,  kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim nga ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Panuçi ka paditur ish-presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani disa ditë më parë, i cili e quajti tranjerin “sharlatan” pas humbjes që Shqipëria pësoi me Kosovën. Por padia e parë u cilësua si jo e rregullt nga Gjykata dhe nuk u pranua.

Por sot tekniku i kuqzinjve sipas Ballkanëeb i ka paraqitur një padi të re Gjykatës të cilën gjyqtarja Anila Karanxha e ka konstatuar të rregullt dhe i ka bërë thirrje palës së paditur që të përgatisë mbrojtjen.

Në përfundim të mbledhjes së të gjitha provave dhe argumenteve do të zhvillohet dhe senaca gjyqësore që do të caktohet gjyqtarja Anila Karanxha.

/Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje