Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tragjike! Një 3-vjeçare gjen vdekjen duke u futur brenda në lavatriçe, ja pse arrestohet e ëma

Tragjike! Një 3-vjeçare gjen vdekjen duke u futur brenda në lavatriçe, ja pse arrestohet e ëma
August 01
15:12 2016

Një vogëlushe 3 –vjeçare, Alexis Haney, duke vrapuar nëpër shtëpi është futur në lavatriçe dhe dera është mbyllur menjëherë. Familja e saj i kishte vënë një opsion lavatriçes që në momentin që dera mbyllej, pajisja të fillonte menjëherë procesin e larjes. E njëjta gjë ndodhi kur vogëlushja u fut brenda, ndaj dhe ajo gjeti vdekjen.

Megjithatë historia nuk mbeti me kaq pasi sipas investigimit të policisë, ky veprim i vogëlushes nuk ishte rastësor, pasi nëna e saj e dërgonte të vendoste rrobat në lavatriçe. Këtë e kanë konfirmuar edhe komshinjtë në pallat, të cilët kanë thënë se u dukej një gjest mjaft i shëmtuar që vajza e vogël 3-vjeçare detyrohej nga e ëma të mbante rroba të rënda për t’i vendosur në lavatriçe.

Pas këtyre hetimeve, mamaja u arrestua dhe ende nuk është përcaktuar se sa vite burg do t’i jepen nga gjykata. /Blitz.al/

Shperndaje