Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Tragjike në Itali/ Humb jetën i riu shqiptar

Tragjike në Itali/ Humb jetën i riu shqiptar
August 02
10:34 2019

Një i ri shqiptar ka humbur jetën mesditën e djeshme në Itali.

Siç shkruajnë mediat italiane, 27-vjeçari shqiptar i identifikuar si Nertil Bushi, ishte duke punuar në një çati, kur ka rënë nga 10 metra lartësi duke ndërruar jetë në vend. Por para se shqiptari të binte nga çatia, mësohet se në kapanonin ku ai po punonte, kishte rënë zjarr.

Policia italiane ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një zonë të Empolit.

Ende janë të mistershme arsyet se pse 26-vjeçari Bushi ka rënë nga lartësia, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se ai është përpjekur që t’i shpëtojë zjarrit, por ende nuk ka një version zyrtar.

Burimi: Syri.net

Share