Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tragjeditë që shkaktohen nga “Pokemon Go”

Tragjeditë që shkaktohen nga “Pokemon Go”
July 15
19:35 2016

Mund të themi me bindje se “Pokemon Go” i ka çmendur plotësisht njerëzit.

Përveçse mund të jetë një argëtim, kjo lojë mbart me vete edhe një rrezik tepër të madh: fiksimin pas saj.

Sipas CartelPress.com, një adoleshent nga Florida, SHBA, me inicialet T.R, 15 vjeç, ka goditur për vdekje me thikë vëllain e tij 13 vjeç sepse kishte kujtuar se ai i kishte fshirë lojën nga celulari, kur në të vërtetë thjesht ishte çkyçur nga loja. 15-vjeçari po mbahet në ambientet e paraburgimit deri sa gjykata të japë një vendim për të.

Ndërkohë, nga ana tjetër, në Houston, Texas, një 25- vjeçar ka hedhur në gjyq kompaninë që krijoi “Pokemon Go”, Niantic, pasi është përplasur nga një makinë teksa po luante lojën e famshme.

Charley Lewis deklaron se po ecte për në shtëpi kur ka ndjerë dridhjen e telefonit dhe e ka nxjerrë nga xhepi për të kapur Pokemonët. Më pas nuk mban mend asgjë tjetër përveçse dhomën e spitalit, ku gjendej me të dyja këmbët e thyera.

“Ëndrra ime ishte t’i kapja të gjithë ata [Pokemonët],  por tani asgjë nuk është e mundur. Jam shumë i zhgënjyer”.

Lewis ka paditur Niantic për plot 500 milionë $.

“Pokemon Go” nuk mund të shkarkohet në vendin tonë dhe falë Zotit për këtë!

 

Komento
Shperndaje