Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tragjedia e refugjatëve në Mesdhe, flitet për më shumë se 400 viktima

Tragjedia e refugjatëve në Mesdhe, flitet për më shumë se 400 viktima
April 21
13:05 2016

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me tragjedinë e ditëve të fundit, atë të mbytjes së 400 refugjatëve në ujërat e Detit Mesdhe. Pavarësisht se detajet janë ende të pakonfirmuara, sipas të mbijetuarve, bilanci i të vdekurve mundet të jetë edhe më i madh.

Një zyrtar i UNHCR-së, William Spindler, u shpreh se dëshmitë e të mbijetuarve hedhin dritë mbi tragjedinë në Mesdhe.

“Nuk është e qartë se sa njerëz ishin në anije kur ajo u mbyt. Sipas dëshmive të të mbijetuarve, flitet për rreth 500 viktima. Gjatë javëve të fundit, kemi parë se numri i njerëzve që kalojnë nga Libia drejt Italisë është duke u rritur në mënyrë dramatike dhe frikësohemi se numri i tyre do të rritet me përmirësimin e motit në Mesdhe”, – u shpreh ai.

Mes 41 të mbijetuarve ka shtetas somalezë, etiopianë, egjiptianë dhe një sudanez. Nëse dëshmitë e tyre konfirmohen, kjo tragjedi mund të cilësohet si një ndër më të rëndat prej nisjes së krizës të refugjatëve.

Etiketimet
Shperndaje