Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tragjedia në Nice, zbulohen mesazhet që autori dërgoi përpara sulmit

Tragjedia në Nice, zbulohen mesazhet që autori dërgoi përpara sulmit
July 17
14:31 2016

Pak ditë pas ngjarjes së rëndë shënuar në Nice të Francës ku humbën jetën 84 persona, në vazhdimësi të hetimeve janë zbardhur mesazhet që autori I tragjedisë kishte dërguar, transmeton Blitz.al. Mohamed Lahouaiej Bouhlel, një emër i njohur për autoritetet e sigurisë franceze, kishte kërkuar të furnizohej me më tepër armë përpara se të sulmonte turmën që po festonte “Bastille Day”.

Autoritetet franceze zbulojnë se disa orë përpara kryerjes së sulmit, ai kishte kërkuar t’i vihej në dispozicion kamioni me tonazhin më të rëndë, duke marrë me qira automjetin 19 tonësh. Efektivët e antiterrorit zbulojnë se në telefonin e 31-vjeçarit janë gjetur mesazhe të shkurtra të tipit “Kam materialin” (nuk dihet çfarë materiali konkretisht i është referuar, por dyshohet për armët) apo “Sillni deri në 5”. Mësohet se ditët përpara sulmit, ai ishte endur lart e poshtë sheshit ku u shënua tragjedia për të thurrur planin vrastar, përcjell Blitz.al.

Një ditë më parë, ISIS morri përsipër përgjegjësinë e sulmit të kryer nga Mohamed Lahouaiej Bouhlel, duke u shprehur se kjo ishte një përgjigje ndaj vendeve të koalicionit që luftojnë Shtetin Islamik.

Etiketimet
Shperndaje