Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tragjedia në Londër, viktima po shkonte të merrte fëmijët në shkollë

Tragjedia në Londër, viktima po shkonte të merrte fëmijët në shkollë
March 23
11:06 2017

Një nënë e dy fëmijëve që po kalonte në urën e Westminster për të marrë fëmijët nga shkolla është njëra nga 3 viktimat e sulmit të djeshëm në Londër.

Sipas mediave britanike, Aysha Frade (në foton majtas me bashkëshortin) ishte duke kaluar urën për të marrë nga shkolla vajzat e saj, 8 dhe 11 vjeçe, por nuk arriti dot aty, pasi u përplas nga Abu Izzadeen e më pas trupi i saj përfundoi nën rrotat e një autobusi.

Mësohet se ajo ishte mësuese në një kolegj aty pranë, ndërsa me origjinë ishte nga Spanja. Ajo ishte e martuar me një portugez, nga martesa me të cilin kishin ardhur në jetë dy vajzat, që tani i la jetime.

Terroristi, që mendohet se është një aziatik në të dyzetat, ngiste një Hyundai 4×4 dha kaloi me shpejtësi në korsinë e biçikletave, para se të përplasej me murin e Parlamentit.

Pasi kaloi murin e Parlamentit, ai qëlloi me thikë për vdekje policin Keith Palmer 48 vjeç (në foton djathtas), përpara se të qëllohej nga forcat e policisë. Më pas ai gjeti vdekjen në spital.

Polici që u vra gjithashtu është babai i dy fëmijëve dhe ka shërbyer më parë si ushtar.

Trimëria e tij u vlerësua maksimalisht nga të gjithë kolegët dhe qytetarë të thjeshtë.

Një burrë në të 50-at është viktima e tretë e sulmit, ndërkohë që 29 persona janë plagosur pasi u goditën nga makina që drejtonte terroristi.

/Blitz.al/

Shperndaje