Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tragjedia në Brazil. Historia e pabesueshme e portierit

Tragjedia në Brazil. Historia e pabesueshme e portierit
December 01
09:42 2016

Kishte luajtur në karrierën e tij profesionale me Chapecoense 299 ndeshje. Dhe nëse udhëtonte në Kolumbi do të luante atje ndeshjen e 300-të. Por ai vendosi të qëndronte në Brazil për ta luajtur ndeshjen numër 300 para tifozëve të tij në finalen e kthimit të kupës amerikano-jugore.

Kjo është historia e pabesueshme e portierit të skuadrës së Chapecoense, Jose Nivaldo. 42-vjeçari duhej të ishte në avionin që u rrëzua në Medelin, por llogaria e numrave bëri që ai të qëndronte në shtëpi e të mos pësonte fatin tragjik të shokëve të skuadrës.

“Gjërat nuk ndodhin rastësisht. Nuk luaj më. Nuk e luaj ndeshjen e 300-të. Jam i dërrmuar”,- tha Nivaldo. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje