Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Tragjedia me 49 viktima, ekipet shpëtimtare vijojnë kërkimet nën rrënojat e hotel “Mira Mare”, Tiranë-Durrës-Laç në gjendje të jashtëzakonshme

Tragjedia me 49 viktima, ekipet shpëtimtare vijojnë kërkimet nën rrënojat e hotel “Mira Mare”, Tiranë-Durrës-Laç në gjendje të jashtëzakonshme
November 29
10:10 2019

Një tragjedi natyrore goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, ku një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter ka marrë 49 jetë njerëzish dhe la mbi 700 të plagosur. Dëmet materiale janë të pallogaritshme në në Durrës e Thumanë, me një sërë ndërtesash të kthyera në gërmadha.

Sot është mëngjesi i katërt pas tragjedisë dhe shqiptarët vijojnë të jenë të shqetësuar, pasi lëkundjet e tokës vazhdojnë, disa prej të cilave të forta. Me qindra banorë janë vendosur në çadra, pasi shtëpitë e tyre janë shkatërruar nga tërmeti, ndërsa Shqipëria i kaloi festat e Pavarësisë dhe të Çlirimit në zi kombëtare dhe gjendje të jashtëzakonshme.

Kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë, Durrës dhe së fundmi në qytetin e Laçit, pikërisht në vendet ku situata është më dramatike nga tërmeti i fuqishëm, epiqendra e të cilit ishte në Detin Adriatik. Prej katër ditësh, ekipet e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Kroacia, Italia, Franca, Rumania etj, vijojnë kërkimet nën rrënoja për nxjerrjen e trupave, që ndodhen nën to.

Deri më tani, nga rrënojat janë nxjerrë 49 trupa të pajetë dhe 45 të shpëtuar, ndërsa në disa zona vijojnë ende kërkimet. Ministria e Mbrojtjes njofton këtë mëngjes se ekipet e kërkim-shpëtimit nga Serbia dhe Mali i Zi po vijojnë aktualisht operacionin në rrënojat e hotel “Mira Mare”, ku dyshohet për një tjetër trupë të pajetë.

Njoftimi i plotë i ministrisë:

Grupet e huaja te kerkim shpetimit dhe vendet ku po vazhdon kerkimi.
-Thumane-Eshte mbyllur kerkimi
-Hotel Mira Mare-Grupet qe po punojne: Serbi, Mali i Z –Trupa per tu nxjerr: Mendohet 1 (nje) trup i pajete
-Keneta-Eshte mbyllur kerkimi
-Kryqi i Kuq-Eshte mbyllur kerkimi
-Rruga Shoqeria Bashkimi (2 gjelat)-Eshte mbyllur kerkimi

Personat që kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.4:

Durrës

1-Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç, gjetur në L 13 .

2- Amelia Lala, 8 vjeç, gjetur në L.17.

3-Sadik Qato, 85 vjeç, gjetur në L 13 .

4-Isah Abazi, 29 vjeç, banues në L.13

5-Esiela Karanxha, 8 vjeçe, gjetur në L 18.

6-Flatar Zenelaj, 64 vjeç, gjetur në L 13

7-Eviola Broshka, 28 vjeçe, gjetur në L 18

8-Kristi Reçi, 24 vjeçe, gjetur në L 18

9-Sehadete Lala, 04.02.1940, gjetur në L 18

10-Diena Karanxha, L 18

11-Eduart Reçi L 18

12-Shemsedin Abazi gjetur L13

  1. Dolora Reçi, 49 vjeë lagja Nr.18
  2. Klaus Reçi, vjeç 21. Lagja Nr.18.

15.Griselda Lala vjeç 22, lagja Nr. 17

16.Rozeta Maçja vjeç 59,lagja Nr.18

17 Sotiraq Misho,vjeç 49, lagjja 13

18.Nafije Haziz Rexhepi vjeç 10.09.1945  lagja 6

19.Marjeta Isuf Lala       08.10.1988           lagja 18

20.Emilio  Albert Lala      7 vjec                    lagja 18

21.Dionis  Albert Lala      30.01.2018          lagja 18

22.Dionisa Albert Lala     30.01.2018          lagja 18

 

Krujë –  22 persona në total,  të identifikuar si më poshtë:

1-Bukurije Leka

2-Erisa Cara

3-Ariela Lala 4 vjeç

4-Fatmira Cuka 44 vjeç

5-Selvie Lala 77 vjeç

6-Saimir Greku

7-Sardi Cuka 18 vjeç

8-Hajrie Vata 65 vjeç

9-Klevis Çupi (Aliu)  34 vjeç

10-Drita Cakoni    58 Vjeç

11-Pëllumb Greku 57 Vjeç

12-Çelike Grupieku  57 Vjeç

13- Hajredin Çupi, 66 Vjeç

14-Kastriot Cakoni, 58 vjeç

15- Fatmira  Cara vjeç 54

16- Hasan   Cara vjeç 16

17-Roledi   Vata vjeç 3

18-Suada    Hysa  vjeç 18

19-Ankthi  Cara vjeç 65

20-Adelina Kabili vjeç 20

21-Almir Cara vjeç 26

22- Stela Zvergeci vjeç 20

 

Lezhë

1.Evis Hoxholli 32 vjec, hedhur nga lartësia për shkak të panikut

 

Kurbin

1.Kristjan Preçi 26 vjeç, dëmtuar gjatë tërmetit dhe humbur jetën si pasojë e aksidentit rrugës për në spital.

/Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Share