Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tragjedia e Brukselit, rezultatet kritike pas shpërthimeve

Tragjedia e Brukselit, rezultatet kritike pas shpërthimeve
March 24
09:28 2016

Vëllezërit e Bombës

Vëllezërit e Bombës
Picture 1 of 3

Një numër i madh njerëzish janë nën kujdes intensiv që nga sulmet vetëvrasëse me bombë  ditën e martë në Bruksel, ku si pasojë mbetën të vrarë 31 njerëz. Ministri i Belgjikës, Maggie de Block, tha se rreth 300 njerëz mbetën të plagosur, 61 prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën, ndaj numri i të vdekurve mund të rritet.

Më parë, prokurorët konfirmuan se kishin identifikuar dy nga katër sulmuesit si vëllezërit Khalid dhe Brahim el-Bakraoui. Dy sulmuesit e tjerë mbeten pëe t’u identifikuar. Njëri prej tyre ka vdekur, tjetri është në arrati. “Brahim el-Bakraoui hodhi veten në erë në aeroportin Zaventem, ku u vranë 11 persona, ndërsa Khalid goditi në Maelbeek metronë , ku 20 persona humbën jetën”, – kanë shpjeguar prokurorët. Raporte të pakonfirmuara thonë se njëri nga sulmuesit e aeroportit ishte xhihadisti i kërkuar Najim Laachraoui, ADN-ja e të cilit u gjet në eksploziv në Paris, vitin e kaluar. Sulmuesi i tretë nuk është identifikuar ende. Ndërkohë, televizioni belg RTBF tha se një person i dytë besohet të ketë qenë i përfshirë në sulmin vetëvrasës në metro, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmet dhe ministrat e drejtësisë do të mblidhen sot për të diskutuar mbi qëndrimin që do të mbajnë  ndaj bombardimeve në Bruksel. De Block tha në një deklaratë që të plagosurit ishin nga 40 kombe të ndryshme. Shumë prej tyre janë duke vuajtur nga djegiet. Ai shtoi se katër pacientë janë në gjendje kome dhe nuk janë identifikuar ende, çfarë ka  vonuar procesin e emërtimit të viktimave.

Mbreti dhe Mbretëresha e Belgjikës vizituan aeroportin të mërkurën dhe u takuan me disa prej të plagosurve.

RTBF ka cituar një burim policor, duke thënë se Khalid el-Bakraoui kishte përdorur një emër të rremë për të marrë me qira një banesë në zonën pyjore të Brukselit, ku policia vrau një person të armatosur në një shkëmbim zjarri javën e kaluar, kur dhe bënë lidhjen me Salah Abdeslam. Ministri belg i Drejtësisë, Koen Geens, tha se ishte i vetëdijshëm se i dyshuari ishte deportuar nga Turqia, por mohoi se ai ishte piketuar si një terrorist i mundshëm.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se Belgjika kishte injoruar paralajmërimin e tyre se ky person ishte një luftëtar i huaj.

Belgjika ka ngritur alarmin e terrorizmit në nivelin më të lartë. Aeroporti i saj ndërkombëtar do të mbetet i mbyllur deri të shtunën.

Komento
Shperndaje