Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tragjedi në Tiranë, mbytet në liqen fëmija 12 vjeç

Tragjedi në Tiranë, mbytet në liqen fëmija 12 vjeç
January 11
14:48 2017

Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytet, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në liqenin e Kasharit, ndërkohë që një tjetër 15-vjeçar është mundur të nxirret nga uji për të mos përkeqësuar tragjedinë.

Policia bëri me dije se rreth orës 14:15, në Mëzez, kanë rënë në liqen 2 fëmijë, njëri prej të cilëve është mbytur, ndërsa fëmija tjetër 15-vjeçar është nxjerrë nga liqeni.

Trupi i fëmijës së mbytur ende nuk është nxjerrë nga liqeni, ndërkohë që pritet mbërritja e polumbarëve për të ndihmuar me nxjerrjen e tij.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja e rëndë, që solli vdekjen e fëmijës.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje