Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tragjedi në Tepelenë, vdes nëna dhe foshnja 6 muajshe

Tragjedi në Tepelenë, vdes nëna dhe foshnja 6 muajshe
December 27
17:14 2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë, ku si pasojë e djegies së një banese kanë humbur jetën një grua dhe foshnja e saj 6 muajshe.

Mësohet se nga flakët është djegur djali 6 muajsh i familjes dhe nëna e tij Elona Shehu 35 vjeçe.  Mësohet se zjarrfikësja ka shkuar me urgjencë për të shuar flakët e rëna në banesën që ndodhet në lagjen “15 shtatori”, por pa mundur të bëjnë gjë për të shpëtuar 2 viktimat.

Ngjarja ka ndodhur pasi flakët kanë përfshirë shtëpinë e tyre, por ende nuk janë të qarta detajet nga kjo tragjedi dhe arsyet e rënies së zjarrit, por dyshohet për një rrjedhje gazi në banesë që ka sjellë rënien e flakëve.

Një rast i ngjashëm ndodhi mëngjesin e sotëm në Pogradec, ku vdiq një 30-vjeçar dhe u dogj në disa pjesë të trupit nëna e tij e moshuar nga rënia e zjarrit në banesën e tyre në Mokër. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje