Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tragjedi në Ohio, vriten 7 anëtarë të një familjeje

Tragjedi në Ohio, vriten 7 anëtarë të një familjeje
April 22
18:45 2016

Një numër i konsiderueshëm njerëzish janë gjetur të vdekur në një skenë krimi në Ohio. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Ohio nuk ka dhënë informacion të saktë lidhur me numrin e të vdekurve apo se si janë vrarë ata.

Sipas mediave lokale raportohet se kanë mbetur të vdekur shtatë persona, referuar edhe deklaratës që pastori lokal ka dhënë për gazetarët në vendngjarje.

Ngjarja ka ndodhur në Union Hill Road në Pike County, në lindje të qytetit të Peebles dhe rreth 75 milje në lindje të Cincinnati. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe ato të emergjencës. Guvernatori i Ohio-s, John Kasich, tha se kjo është një ngjarje tragjike, që shkon përtej të kuptuarit.

Komento
Etiketimet
Shperndaje