Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tragjedi në Mesdhe, 6 refugjatë të mbytur, mes tyre 3 fëmijë

Tragjedi në Mesdhe, 6 refugjatë të mbytur, mes tyre 3 fëmijë
August 20
14:36 2016

Një tjetër varkë është mbytur në ujërat e Mesdheut, vetëm 22  milje larg bregdetit të Libisë. 304 prej tyre kanë mundur të shpëtojnë, ndërkohë që 6 të tjerë janë mbytur. Mes viktimave janë edhe 3 fëmijë, dy prej të cilëve vajza, një 8 muajshe dhe një 5 vjeçe.

Shkak i përmbytjes së varkës me refugjatë është bërë numri i madh i tyre, të cilët donin të mbërrinin në Europë nga brigjet libiane. Kriza e refugjatëve vijon të shkaktojë të tjera tragjedi. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje