Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tragjedi në klubin sportiv të Flamengos, humbin jetën 10 të rinj

Tragjedi në klubin sportiv të Flamengos, humbin jetën 10 të rinj
February 09
19:31 2019

Një tragjedi ka ndodhur në një prej klubeve me të mëdha të Brazilit, ku si pasojë e zjarrit të rënë në konvikt, kanë humbur jetën 10 të rinj dhe plagosur tre të tjerë.

Skuadra e njohur e futbollit brazilian, Flamengo, ishte akomoduar në një kompleks sportiv në zonën e Vargem Grande, kur zjarri i rënë gjatë natës shkatërroi thuajse gjithçka.

Qendra sportive e Flamengos është në perëndim të Rio de Janeiros dhe, sipas Departamentit të Zjarrfikëses së qytetit, thirrja për ndihmë erdhi në mëngjes, por flakët u vunë nën kontroll vetëm pas dy orësh.

Viktimat nga tragjedia në Brazil ende nuk janë identifikuar, por policia flet për djem të skuadrave të të rinjve, futbollistë premtues deri në moshën 17 vjeç.

Sipas “Reuters”, qendra kishte vetëm dy muaj që ishte zgjeruar, teksa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Komento
Shperndaje