Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tragjedi në Indi! Treni del nga shinat, të paktën 107 të vdekur

Tragjedi në Indi! Treni del nga shinat, të paktën 107 të vdekur
November 20
11:17 2016

Janë të paktën 107 personat e mbetur të vdekur dhe 150 të plagosurit nga një aksident hekurudhor në veri të Indisë.

14 vagonë të trenit kanë dalë nga shinat në Purwa, një fshat në afërsi të qytetit Kanpur.

Një pjesë e madhe e të plagosurve që gjenden në spital janë në gjendje të rëndë, ndërkohë që po punohet për nxjerrjen dhe shpëtimin e të tjerëve të cilët kanë mbetur të bllokuar në vendin e aksidentit.

“Shkaqet e aksidentit nuk janë zbardhur ende”, – shprehet zëdhënësi i sistemit hekurudhor indian.

Bëjmë me dije se rrjeti hekurudhor i Indisë është i katërti në botë për nga gjatësia, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë dhe Kinës, por mbetet prapa për nga investimet, është i vjetër dhe shkaktar për shumë aksidente. /Blitz.al/

treni1

treni2

treni3

treni4

Komento
Shperndaje