Blitz

 Breaking News

Tragjedi në Bulqizë, nëna dhe dy fëmijët humbin jetën nga rrjedhja e gazit, rëndë fëmija i tretë

Tragjedi në Bulqizë, nëna dhe dy fëmijët humbin jetën nga rrjedhja e gazit, rëndë fëmija i tretë
February 14
13:24 2020

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Bulqizë, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi kanë humbur jetën 3 persona si dhe është plagosur një tjetër. Ngjarja ka ndodhur në Ostren të Madh të Bulqizës.

Burime policore thanë se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja Rajmonda Tolaj, 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali).

Nëna, Rajmonda, bashkë me dy fëmijët, Rudinën dhe Fajtonin, kanë humbur jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesë, ndërsa Merita (vajza e vogël 14 vjeçe) ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

 ‘BalkanWeb’  shkruan se ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa tragjedia është zbuluar paraditen e sotme. Sipas tij, ka qenë kunata e Rajmondës ajo që zbuluar tragjedinë, pasi kur shkoi t’u hidhte bagëtive për të ngrënë rreth orës 11:30, trokiti në derën e familjes dhe askush nuk iu përgjigj.
Pas tentativave për të hapur derën, ajo njoftoi fqinjët e saj, të cilët me forcë hynë brenda, por u përballën me skenën e rëndë. Doçi pohon se Rajmonda bashkë me dy fëmijët kishin ndërruar jetë në banesë, ndërsa vajza e vogël kishte shenja jete dhe u transportua në spital. Po ashtu gazetari tha se ka dyshime që dhe kjo e fundit mund të ketë ndërruar jetë, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga policia dhe spitali. Nëna me 3 fëmijët jetonin të vetëm, pasi burri ishte emigrant në Greqi.
Share