Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trafikonin lëndë narkotike, arrestohen 7 persona në Korçë

May 15
19:01 2016

...

...
Picture 1 of 9

Policia e Korçës ka vënë në pranga shtatë persona dhe ka nisur procedimin penal ndaj dy të tjerëve, të cilët akuzohen se shpërndanin lëndë narkotike të llojeve të ndryshme dhe në doza të vogla.

Në përfundim të aksionit të koduar “Radaneci” u vunë në pranga shtetasit: Islajd Shalcanj, 27 vjeç dhe Arjan Shalcanj, 22 vjeç, (vëllezër); Maril Pano 26 vjeç, Bledar Haxhi 35 vjeç, Naumand Cico 25 vjeç, Mikel Shalcanj 22 vjeç dhe Astrit Shalcanj 55 vjeç, banues në Korçë. Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve me iniciale Dh.Gj 21 vjeç dhe J.M 29 vjeç.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 322 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, 9 gramë bimë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, dy fishekë të kalibrit 9 mm, një peshore elektronike, 5 automjete të markave të ndryshme me targa: TR 0010U tip “Mercedes ­Benz”, ­AA606IO tip “BMW” model X­5, AA252MG tip “Wolsvagen “ Pasat, ­KO7699B tip “Mercedes ­Benz” ­AA 712IF tip “BMW”; 210 euro dhe 40.500 lekë të reja, 12 aparatë celularë, një kompjuter dhe një Lap Top.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë për veprat penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit Mikel Shalcanj.

Komento
Etiketimet
Shperndaje