Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Totozani mbështet miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Personat LGBTI

Totozani mbështet miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Personat LGBTI
May 25
15:25 2016

 

Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka mbështetur miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Personat LGBTI në Republikën e Shqipërisë në 2016- 2020, që Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë ditën e sotme.

Avokati i Popullit ka përshëndetur iniciativën e qeverisë duke e konsideruar si një hap të rëndësishëm për shoqërinë, duke u garantuar anëtarëve të këtij komuniteti të drejta të barabarta me të gjithë qytetarët e tjerë.

Miratimi i këtij plani dhe zbatimi i tij do të ndikojë pozitivisht në shoqëri duke zhdukur paragjykimet, diskriminimin dhe dhunën me të cilat shpesh janë përballur anëtarët e këtij grupi.

 

Shperndaje