Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Torovicë, RENEA kap autorin e vrasjes së efektivit

Torovicë, RENEA kap autorin e vrasjes së efektivit
September 02
18:40 2016

Operacioni i policisë që zgjaste prej disa orësh ka përfunduar me arrestimin e autorit të ngjarjes së rëndë shënuar sot në fshatin Torovicë, Lezhë. 27-vjeçari David Qosja, i cili njihet nga banorët e zonës si person me probleme mendore, u vu në pranga në katin e parë të ndërtesës, në sajë të ndërhyrjes me autoblindë dhe gaz lotsjellës.

Kanë qenë Forcat Speciale RENEA që kanë kryer arrestimin e tij, pas disa orësh shkëmbime zjarri dhe tentativave për neutralizimin e shtetasit Qosja. David Qosja akuzohet për vrasjen e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Ardian Kodra. Fillimisht, ai nisi të qëllonte në ajër dhe pas futjes në banesë qëlloi ndaj policisë duke mos pranuar të dorëzohej. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje