Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Torino refuzon 56 milionë £ e Arsenalit për Belottin

Torino refuzon 56 milionë £ e Arsenalit për Belottin
January 09
11:52 2017

Skuadra e Torinos ka refuzuar një ofertë të lartë nga topçinjtë e Arsenalit  për të marrë shërbimet e sulmuesit Andrea Belotti.

Për 23-vjeçarin që Wenger e ka vendosur në krye të listës së dëshirave, Arsenal ofroi plot 56 milionë £, të cilat janë hedhur poshtë nga klubi torinez.

Drejtori sportiv i klubit, Gianluca Petrachi, ka thënë se oferta u vlerësua, por ajo nuk ishte në nivelin që ata dëshirojnë për një sulmues klasi si Belotti.

Sulmuesi sapo ka nënshkruar vijimin e kontratës me klubin e tij, dhe klauzola për t’u larguar në kontratë kap shifrën e 85.7 milionë £, shifër që klubi kërkon të paguhet nga secili klub që interesohet për lojtarin.

Megjithatë dëshira e klubit shkon edhe më tej, pasi  do 100 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje