Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Topi i Artë, sfida e përjetshme Messi-Ronaldo

Topi i Artë, sfida e përjetshme Messi-Ronaldo
December 12
10:57 2016

Edhe njëherë tjetër, siç është bërë zakon vitet e fundit, janë vetëm 2 kandidatë kryesorë për Topin e Artë në futboll.

Leo Messi e Cristiano Ronaldo rivalizojnë njëri-tjetrin çdo vit për këtë çmim dhe ky vit nuk pritet të jetë ndryshe.

Kanë filluar thashethemet në qarqet e gazetarëve dhe specialistëve të futbollit dhe për momentin duket se shikohet si favorit portugezi, i cili këtë vit ka fituar disa çmime të rëndësishme në aspektin individual dhe jo vetëm.

Ronaldo fitoi Champions me skuadrën e tij dhe Kampionatin Europian me Portugalinë, si dhe ishte golashënuesi më i mirë i Champions League.

Ndërkohë që Messi fitoi kampionatin spanjoll me Barcelonën, si dhe arriti të çojë Argjentinën në finalen e Kupës së Amerikës, por pa arritur të triumfojë përballë Kilit me penallti.

Sot në mbrëmje në orën 18:30 pritet të nisë ceremonia që do të përcaktojë fituesin.

Aktualisht Messi ka fituar 5 Topa të Artë dhe Ronaldo 3. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje