Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tom Doshi në gjykatë: Mark Frroku i pafajshëm për hotelin, s’ka vepër penale

Tom Doshi në gjykatë: Mark Frroku i pafajshëm për hotelin, s’ka vepër penale
October 26
19:19 2016

Nga Anduena Llabani

Deputeti Tom Doshi dëshmon në procesin penal që Gjykata e Tiranës ka nisur të shqyrtojë ndaj Mark Frrokut. Pas replikave me prokurorin e çështjes në lidhje me statusin e tij në këtë proces, Tom Doshi ka shfajësuar Mark Frrokun për akuzën e ndërtimit të paligjshëm. Doshi u thirr të dëshmojë si dëshmitar i akuzës në lidhje me shitblerjen e një hoteli në Rrugën e Durrësit, për të cilin Frroku akuzohet se e ka ndërtuar në formë të paligjshme. Pas seancës, Doshi ka deklaruar se në zgjedhje do të kandidojë sërish për deputet, por pa treguar ngjyrimet politike të cilat do të përfaqësojë.

“Mark Frroku nuk është fajtor për ndërtim të paligjshëm dhe ndaj tij s’mund të ngrihet një akuzë e tillë penale”, – i prerë dhe subjektiv në dëshminë e tij, deputeti Tom Doshi u ka dhënë përgjigje dilemave të prokurorisë për akuzat e ngritura ndaj ish- deputetit Mark Frroku.

Dikur miq të afërt edhe në biznes, Frroku dhe Doshi janë përballur me dëshminë në sallën e gjykatës. Doshi deklaroi në sallë se i ka shitur Mark Frrokut një hotel në Rrugën e Durrësit dhe nëse përfundimi i punimeve do të konsiderohej si vepër penale, të gjithë ndërtuesit do të përfundonin në qeli. Doshi ka shkëmbyer replika me prokurorin e çështjes sepse është në statusin e dëshmitarit,  ai e cilësoi Doshin si “deputet i pandehur”.

Por dëshmia surprizë në sallë pro Mark Frrokut do të pasohej nga deputeti Doshi jashtë dyerve të gjykatës.

Për herë të parë pas akuzave të ngritura ndaj tij ai ka folur për kandidimin e tij në zgjedhjet e ardhshme elektorale, duke u dhënë përgjigje hamendësimeve nëse ai do të vijojë të mbetet deputet i kuvendit./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje