Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tom Doshi do të dëshmojë kundër Mark Frrokut, shtyhet seanca

Tom Doshi do të dëshmojë kundër Mark Frrokut, shtyhet seanca
September 27
13:55 2016

Nga Anduena Llabani

Në cilësinë e dëshmitarit, Tom Doshi i është përgjigjur thirrjes së prokurorisë për të dëshmuar në procesin ndaj Mark Frrokut.

Deputeti socialist është treguar i përpiktë në orar, por dëshmia e tij nuk është dëgjuar pasi në sallë ka munguar njëri prej anëtarëve të trupit gjykues.

Tom Doshi do të dëshmonte në këtë seancë lidhur me një transaksion parash që ai ka pasur me të pandehurin Mark Frroku, i cili akuzohet për vrasjen e një shqiptari në Belgjikë në vitin 1999, ndërtim të paligjshëm, si dhe fshehje të pasurisë. Deputeti Tom Doshi, dikur mik me Mark Frrokun, i shiti këtij të fundit një hotel, kohë përpara se prokuroria të niste një hetim penal.

Gjykata mori vendim të shtyjë seancën në datën 11 tetor.

Kjo është e dyta herë që seanca ndaj ish-deputetit është shtyrë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje