Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Toka pushtohet nga alienët! Etja për klikime shkon në çmenduri

Toka pushtohet nga alienët! Etja për klikime shkon në çmenduri
August 06
14:57 2017

Bota e rrjeteve sociale ka shkaktuar një gjullurdi të vërtetë për informacionin që shpërndahet, pasi gjithkush ka pushtetin e shpërndarjes së një dukurie apo fenomeni, të cilën mund ta shtrembërojë dhe krijojë sipas interesit.

Të ashtuquajturat “Fake News” apo “Lajme të rreme” shkaktuan polemika të forta sidomos në SHBA në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Por duket se ky fenomen nuk ka të ndalur.

Lufta për klikime në mediat sociale dhe të qenit i pranishëm dhe i pushtetshëm në shpërndarjen e informacionit bën që faqe të caktuara në internet të rikrijojnë të pamendueshmen.

Një faqe Facebook-u me emrin Timeliner ka transmetuar në trajtën e një videoje “live” në Facebook për disa orë me radhë një material sikur toka po pushtohej në kohë reale nga alienët dhe madje me logon e CNN në krah të videos.

Ajo që bie në sy është se faqja në fjalë ka vetëm 13 mijë pëlqime, ndërkohë që videoja që ata kanë transmetuar ka arritur në 116 mijë reagime dhe 70 mijë shpërndarje.

Fillimisht një pjesë e atyre që kanë reaguar janë shprehur të habitur dhe kanë menduar se ishte e vërtetë, por më pas kanë kuptuar se ishte gjithçka e sajuar. /Blitz.al/

Ndiqni më poshtë videon:

Shperndaje