Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Toka mund të shkatërrohet nga përplasja e një planeti këtë vit

Toka mund të shkatërrohet nga përplasja e një planeti këtë vit
January 04
13:04 2017

Shumë njerëz kanë uruar që viti 2016 të ikte sa më shpejt për shkak të problemeve që solli, të famshmëve që ndërruan jetë, ekonomisë në botë që pësoi rënie gjithandej.

Por nëse e keni menduar si vitin më të keq të mundshëm, mund të ketë edhe më keq.

Këtë vit mendohet se Toka mund të rrezikohet nga një planet i cili mund të bjerë dhe të godasë planetin ku ne jetojmë. Kjo është teoria më e fundit e  hedhur nga të pasionuarit pas teorive konspirative.

Njëri prej tyre, David Meade, ka thënë se planeti i quajtur X ose Niburu po vjen drejt nesh dhe do të përplaset me Tokën në tetor, duke i dhënë fund ekzistencës njerëzore.

Meade thotë se ka edhe evidenca për atë që pritet të ndodhë, duke përmendur tërmetet e shtuara, vullkanet, gropat thithëse dhe stuhitë. Gjithashtu ai shton se elitat në botë janë duke ndërtuar bunkerë të nëndheshëm për t’i shpëtuar kësaj katastrofe.

Mendohet se planeti Niburu do të përplaset me Tokën në polin jugor të saj.

Por teoria e Meade nuk mbështetet nga shkencëtarët dhe astrologët.

NASA ka thënë pas shpërndarjes së kësaj teorie: “Niburu dhe teori të tjera me planetë apo orbita që rrezikojnë tokën janë shpikje interneti. Dhe natyrisht nuk ekzistojnë”.

I njëjti paralajmërim është bërë edhe në vitin 2015, por asgjë nuk ndodhi. /Blitz.al/

Share