Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tmerr në SHBA! Prindërit vdesin nga mbidoza, teksa fëmija është në sendiljen e pasme të makinës

September 10
13:56 2016

 

 

Një ngjarje horror është shënuar në SHBA, ku një çift është gjendur i pajetë në makinën e tyre dhe me një fëmijë në sediljen e pasme.

Këtë e ka bërë të ditur departamenti i policisë në Ohio, që ka shpërndarë në Facebook fotot nga vendngjarja ku mund të shohim dy të rritur të pajetë nga mbidoza e heroinës, kurse vogëlushi është i ulur në sediljen e pasme të makinës, por fatmirësisht është gjallë. Pas hetimeve, policia ka zbuluar se burri në timon po dërgonte të shoqen në spital pasi kishte filluar të merrte ngjyrë blu, kur ka marrë dozën tjetër të heroinës, gjë që i ka lënë të dy të vdekur.

Foto janë shpërndarë me qëllimin për të sensibilizuar të gjithë qytetarët për mospërdorimin e lëndëve narkotike, pasi kohët e fundit, përdorimi i marijuanës, heroinës, morfinës, fentanolit dhe kodeinës është kthyer në një epidemi të frikshme, jo vetëm te të rinjtë, por te çdo grupmoshë.

Vitin e kaluar numërohen frikshëm 3,000 vdekje nga mbidoza e lëndëve narkotike, ndërsa mesatarja shkon në 8 persona në ditë. /Blitz.al/

Shperndaje